Kopshti Princi i Lumtur Tiranë

Rruga Endri Keko
Tiranë Tiranë
Albania

www.princiilumtur.al/

+355 68 206 6120

PAZ
PZT
07:30
17:30
SAL
07:30
17:30
ÇAR
07:30
17:30
PER
07:30
17:30
CUM
07:30
17:30
CMT

Bu işin sahibi siz misiniz?
Bir değişiklik önermek

Okul

flag SQ
0 Commenti

Kopshti Princi i Lumtur Tiranë

DETTAGLI

  • Miresevini (Alan)

    “Princi i Lumtur” është një dhuratë nga një nënë, për nënat. I themeluar në vitin 2007, kopshti ynë nisi aktivitetin me një qëllim: të sjellë diçka të re në mënyrën shqiptare të edukimit të fëmijëve. Ne e dimë më së miri se ç’duhet për mbarërritjen dhe lumturinë e tyre, prandaj krijuam një ambjent që ata të edukohen, socializohen dhe argëtohen. Si nënë e dy fëmijëve, e kuptoj se çdokush do më të mirën për fëmijët e vet. “Princi i Lumtur” jua siguron këtë, nëpërmjet stafit të kualifikuar, kurrikulave të përzgjedhura dhe dëshirës së mirë që fëmijëria e brezave që rriten me ne të jetë një përrallë.

  • Regjimi ditor (Point)

    7:30 – 9:00Asambleja e mëngjesit. Pritja e fëmijëve, biseda me prindin, takimi me njëri-tjetrin, rrethi i tavolinës. Përralla të animuara me role. 9:00 – 9:30Ngrënia e mëngjesit, rituali i larjes së duarve, shtrimi i tavolinës. 9:30 – 11:00Aktiviteti mësimor. Përveç mësimeve standard, kopshti ofron edhe mësime shtesë edukative dhe argëtuese të përditshme. 11:00 – 11:45Lojëra të ndryshme, këndi i kukullave, këndi i kuzhinës, këndi i librave, loja formuese me kubat, lojëra te këndi i lodrave, etj. Daljet në oborr, në kalçeto, eksursione dhe shëtitje të përditshme.12:00 - 12:45 Dreka: Sipas menuse ditore 13:00 – 15:00Gjumi i drekës. Gjumi i drekës bëhet deri te grupet e dyta te kopeshtit. Klasat pergatitore-parashkollore, kane orarin e studimit dhe aktivitet .  15:00 – 15:30Zemra, sipas menysë ditore të ushqimit. Ëmbëlsirë: Amareta me shërbetPasdite: Bukë me gjalpë dhe fruti (mollë, banane, portokall, dardhë) Aktivitete:English LessonGjuhe italianeHappy hours with music and songsAktivitete sportive, karate Mësimi i dansit (jo i detyrueshëm)Mesim pikture (jo i detyrushem )Mësimi i Artit dhe JetësArgëtim në fidanishten e kopshtit! Përsëritje të mësimeve të paradites, kujtesë e këngëve, vjershave, mësimeve të ndryshme, lojëra argëtuese dhe formuese. Sherbimi mjekes, psikologes dhe logopedes. 16:30 – 17:30Përcjellja e fëmijëve në shtëpi me makinë ose pritja e prindërve që të vijnë t’i marrin.

  • E hene (Point)

    Mëngjesi:Kornfleksa me qumësht Dreka:Rizoto me perime/Fasule/Sallatë me perime të stinës (lakër e bardhë, lakër e kuqe, karrota, limon) Ëmbëlsirë:Amareta me shërbet Pasdite: Bukë me gjalpë dhe fruti (mollë, banane, portokall, dardhë) Aktivitete:English LessonMësimi i dansit (jo i detyrueshëm)Mësimi i Artit dhe JetësArgëtim në fidanishten e kopshtit!  

  • E marte (Point)

    Mëngjesi: Vezë e zier, qumësht, bukë, gjalpë, djathë Dreka:Supë me makarona fidhe ose me oriz dhe perime/Pure me patate/Qofte/Sallatë me perime të stinës (lakër e bardhë, lakër e kuqe, karrota, limon), bukë Ëmbëlsirë:Krem puding Pasdite:Bukë me çokokrem/krepa me çokokrem, djathë/ fruti (mollë, banane, portokall, dardhë) Aktivitete:Mësimi i ItalishtesKursi i pikturës (jo i detyrueshëm)Mësimi i Artit dhe Jetës

  • E merkure (Point)

    Mëngjesi:Briosh me qumësht Dreka:Supë me thjerrëza portokalli dhe mish/Makarona me kimë dhe mish të grirë/Sallatë me perime të stinës (lulelakër, brokoli, karrota, panxhar i kuq), bukë Ëmbëlsirë:Kek me mollë ose portokall Pasdite:Bukë me vezë ose me gjalpë, djathë, reçel/fruti (mollë, banane, mandarina, portokall, dardhë) Aktivitete:Ora me mjekenHappy hour with music and songsEnglish LessonMësimi i Artit dhe Jetës

  • E enjte (Point)

    Mëngjesi:Qumësht me biskotaDreka:Supë me krem pule/Rizoto me domate dhe speca/Sallatë me perime të stinës (lakër e bardhë, lakër e kuqe, karrota, limon), bukë Ëmbëlsirë:Sultiash Pasdite:Petulla me mjaltë, djathë, sheqer/ fruti (mollë, banane, portokall, dardhë) Aktivitete:Mësimi i ItalishtesMësimi i dansit- (jo i detyrueshëm)Mësimi i Artit dhe JetësArgëtim në fidanishten e kopshtit!

  • E premte (Point)

    Mëngjesi:Vezë e zier, qumësht, bukë, gjalpë, djathë Dreka:Gjellë me patate, mish dhe karrota/Pastiçe ose byrek/Sallatë me perime të stinës (lakër e bardhë, lakër e kuqe, karrota, limon), bukë Ëmbëlsirë:Krem puding Pasdite:Bukë me gjalpë, çokokrem/ fruti (mollë, banane, portokall, dardhë) Aktivitete:English LessonArgëtimi fizikMësimi i Artit dhe JetësVeprimtari e lirë  

  • E shtune (Point)

    Mëngjesi:Trahana me djathë dhe kos Dreka:Supë me makarona fidhe/oriz me mish dhe zarzavate/Patate të skuqura, qofte, djathë, bukëËmbëlsira “si të duam” dhe fruta të stinës Aktivitete:Me psikologen në kopështFree Style, lojëra, argëtime pa fundKinema “Parajsa”/Teatër Kukullash/Aktorë nga trupa e teatrit kopshtorMe mësuesen e Artit jo në mësim, por në “Crazy Dance” dhe të tjera

  • Kurikula (Point)

    Plani mësimor është ai i miratuar nga MASH për institucionet parashkollore. Programet dhe tekstet janë në zbatim të standarteve të përmbajtjes në arsimin parashkollor dhe janë të mbështetura në këto dokumente themelore të publikuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit ( IZHA): Programi i arsimit parashkollor për grupmoshën 3-4 vjeç Programi i arsimit parashkollor për grupmoshën 4-5 vjeç Programi i arsimit parashkollor për grupmoshën 5-6 vjeç Gjithashtu mbështetemi në “Standartet e arritjes në arsimin parashkollor”, materialet e seminareve kombëtare rajonale të zhvilluara periodikisht gjatë vitit shkollor nga Save the Children, te të gjitha botimet nga Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve (IKS) dhe Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin (QTKA). Kurrikula jonë fokusohet në zhvillimin mendor, fizik, social e psikologjik të fëmijës, duke e ndarë procesin mësimor në këto seksione:   Zhvillimi gjuhësor Zhvillimi matematikor Zhvillimi shkencor Zhvillimi social dhe personal Edukimi artistik Edukimi fizik dhe shëndetësor Me këtë kurrikulë të pasur e cila rinovohet çdo vit, ne mendojmë për më të mirën e tyre. Në këtë mënyrë ata do të jenë fëmijë të zgjuar, nxënës të kompletuar dhe qytetarë të mirë të së ardhmes!

  • Mesim & argetim (Point)

    Përveç mësimeve standard, kopshti ofron edhe mësime shtesë edukative dhe argëtuese të përditshme. Ofrojmë:Mësimin e gjuhës angleze ( gjuhë e parë)Mësimin e gjuhës italianeOrën e muzikës "Happy hour with music and songs"Orën e argëtimit fizik/ Përgatitja fizikeMësimi i artit dhe i jetës Shërbimi i mjekes, psikologes dhe logopedes .Ofrojmë kurset e dansit dhe pikturës. Risi në kopshtin tonë është se fëmijët janë në “terr teknologjik”, pra ata janë totalisht jashtë kontaktit të televizorit, tabletave dhe celularëve. Një shërbim tjetër për të cilin ne jemi krenarë është “Fidanishtja e kopshtit”, e cila është e rrethuar me pemë frutore dhe fidanë që mbillen nga fëmijët. Çdo grup i fëmijëve ka ngastrën e vet. Kjo është një praktikë shumë e njohur në perëndim, pasi mendohet se kontakti me natyrën rrit inteligjencën emocionale të fëmijës dhe e relakson në të njëjtën kohë. Kopshti ynë i mban dyert hapur 12 muaj të vitit. Kampi ynë veror “Summer kindergarten” është një shërbim që ne e ofrojmë për prindërit dhe fëmijët me shumë dashuri pa asnjë pagesë ekstra!