Intermedica Tirane

Rruga: Panorama (Pranë Institutit Harry Fultz)
1001 Tirane Tirane
Albania

www.intermedica.al/

Info@intermedica.al

042 200 600

DIE
HËN
07:00
20:30
MAR
07:00
20:30
MËR
07:00
20:30
ENJ
07:00
20:30
PRE
07:00
20:30
SHT
07:30
17:00

A jeni pronar i kësaj biznesi?
Sugjeroni një ndryshim

Spital

flag SQ
0 Commenti

Intermedica Tirane

Themeluar në qershor 1996, Intermedica është rrjeti më i madh laboratorik në Shqipëri.
Operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe kryen një spektër të gjerë të analizave, duke
filluar nga kimia klinike, hormonale, imunologjike, bakteriologjike e deri te biologjia molekulare
dhe gjenetika.
Me 15 filiale në Tiranë, 1 në Sarandë dhe 1 në Prishtinë, jemi gjithnjë e më pranë pacientëve
tanë.

DETAJE

  • Intermedica (Zona)

    Themeluar në qershor 1996, Intermedica është rrjeti më i madh laboratorik në Shqipëri. Operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe kryen një spektër të gjerë të analizave, duke filluar nga kimia klinike, hormonale, imunologjike, bakteriologjike e deri te biologjia molekulare dhe gjenetika. Me 15 filiale në Tiranë, 1 në Sarandë dhe 1 në Prishtinë, jemi gjithnjë e më pranë pacientëve tanë.

  • Karta sanvita (Pika)

    Kujdesi dhe dashuria për pacientin nuk tregohen vetëm duke dhënë përgjigje të sakta dhe në nje kohë te shpejtë. Ajo që ne duam është ofrimi i një shërbimi cilësor me çmimin më të mirë. Për të shpërblyer të gjithe pacientët tanë kemi vendosur te ofrojmë kartën e shëndetit SanVita, e cila perveç lehtësirave të shumta në marrjen e përgjigjeve online, ju jep mundësinë të kurseni deri në 15% të faturës. Duke qënë të pajisur me karten SanVita përfitoni edhe nga promocionet tona, siç janë kontrollet parandaluese të personalizuara që ofrojmë, si edhe nga oferta të shumta gjatë gjithë vitit.

  • Stafi (Pika)

    Laboratori mjekësor Intermedica ofron nivelet më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike veçanërisht si rezultat i stafit të kualifikuar dhe me eksperiencë pune shumë vjeçare në mjekësinë laboratorike. Çdo njëri nga mjekët është i specializuar dhe kompetent në një sektor të caktuar.

  • Analizat e gjakut (Pika)

    Analizat e gjakut janë teste laboratorike që ndihmojnë në vlerësimin e gjendjes shëndetësore të një individi. Ato mund të përfshijnë matjen e niveleve të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut, hemoglobinës, trombociteve, dhe parametrave të tjerë si glukoza, kolesteroli dhe elektrolitet. Analizat e gjakut mund të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjeve, monitorimin e trajtimeve dhe vlerësimin e përgjithshëm të shëndetit.

  • Imazheria (Pika)

    Intermedica sjell pranë pacientëve të saj platformën ekografike të gjeneratës së re, tekonologjinë e fundit në fushën e dignostikimit ekografik me elastografi. Pajisjet tona ofrojnë funksione të shumta për çdo specialitet. Imazhi me cilësi dhe sensitivitet shumë të lartë përfitohet menjëherë sapo sonda vendoset në trupin e pacientit, pa patur nevojë për një kohë përshtatjeje. Sistemi i përdorur në Intermedica mundëson ruajtjen e ekzaminimeve dhe imazheve të secilit pacient për një periudhë kohe shumë të gjatë, duke i lejuar mjekut të krahasojë rezultatet e ndryshme dhe të japë një vlerësim sa më të saktë të ecurisë dhe prognozës së sëmundjes.

  • Kardiologjia (Pika)

    Shërbimi i kardiologjisë prej vitesh zë një vend shumë të rëndësishëm në Intermedica. Për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë pacientëve dhe për një diagnostikim të plotë, tashmë është shtuar edhe shërbimi i holterit dhe stress testit (prova ushtrimore). Këto aparatura dhe profesionalizmi, serioziteti si edhe etika e mjekëve kardiologë, mbështetur nga eksperienca e Prof. Dr. Spiro Qirko, e bejnë këtë departament më cilësorin për shëndetin e zemrës.

  • Densitometria (Pika)

    Densitometria është testi i vetëm që mund të diagnostikojë osteoporozën përpara se të shkaktohet fraktura kockore. Ky test ndihmon për të vlerësuar densitetin e kockave dhe riskun që kanë kockat për t’u frakturuar. Ky test realizohet me anën e një paisje që mat dendësinë e kockave të ndryshme të trupit dhe në Intermedica implementojmë sistemin më të ri “Prodigy” nga Kompania General Electrics Healthcare. Mjeku mund të mbështetet tek Prodigy për të marrë të dhëna të sakta për indet e buta dhe përbërjen kockore dhe për të bërë rekomandimet e nevojshme për të mbrojtur sistemin kockor.

  • Paisjet (Pika)

    Pajisjet mjekësore janë instrumente dhe makineri të përdorura në kujdesin shëndetësor për diagnostikimin, monitorimin, dhe trajtimin e pacientëve. Ato variojnë nga pajisje të thjeshta si termometrat dhe stetoskopët, deri te pajisje komplekse si makinat e rezonancës magnetike (MRI) dhe pajisjet e ventilimit mekanik. Pajisjet mjekësore luajnë një rol kyç në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe në zbulimin e hershëm të sëmundjeve.

  • Skaneri (Pika)

    Tashmë Intermedica vjen me risinë e radhës duke shtuar shërbimet ndaj pacientëve me anë të skanerit më të ri të prodhuar nga kompania SIEMENS Healthineers. Aparatura skanerike Somatom go.Now, prodhim i muajit gusht të vitit 2021 me 32 detektorë, me një risi në teknologji me detektorë stelare dhe me një arkitekturë mjaft të përshtatshme për pacientët.