Kisha Shen Barbara

DIE
HËN
MAR
MËR
ENJ
PRE
SHT

A jeni pronar i kësaj biznesi?
Sugjeroni një ndryshim

Kishë

flag ENflag SQ

Kisha Shen Barbara

DETAJE

  • Obelisku (Pika)

    Në hyrje të kishës është vendosur obelisku i cili përkujton hapjen e shkollës së parë shqipe në Pllanë nga kisha katolike në vitin 1638. Kjo kishë ka shërbyer edhe si një shkollë ku mësohej gjuha dhe leximi shqip.

  • Ekspozita (Zona)

    Ne katin e dyte jane vendosur te ekspozuara fotografi qe tregojne historikun e kesaj kishe nder vite. Kjo tregon per hershmerine e kesaj kishe, prifterinjte qe kane sherbyer dhe rikonstruksionin e saj.  

  • Varrezat e fshatit (Pika)

    Varrezat rreth kishes u perkasin  banoreve te fshatit ku sipas tradites varret jane te kisha.

  • Ikona e shen barbare... ... (Pika)

    Ikona e Shën Barbara e tregon atë të kurorëzuar me virgjërinë dhe martirizimin e saj, dhe të veshur me zbukurime. Ashtu si dëshmorët e tjerë, ajo mban një kryq. Festa e saj festohet më 4 dhjetor. Gjatë historisë, mrekulli të panumërta kanë ndodhur në vendin ku Barbara i shpalli besimin babait të saj.

  • Kisha shën barbara (Zona)

    Kisha e Shën Barbara është në fshatin Pllanë dhe ngrihet në lartësinë e kodrës mes një gjelbërimi. Ajo është ndërtuar në shek XIV dhe është monument kulture. Kisha ndriçohet prej 7 dritaresh të cilat janë me hark dhe një është rrethore. Kisha ka freske ku përmendim afreskun që paraqet Shën Jakovin dhe Shën Venerandën të vendosur pranë njëri-tjetrit.

  • Fshati pllan (Zona)

    Fshati Pllanë gjendet në krahun e djathtë të lumit Mat, sapo lumi zbret në fushë, është vendi ideal për vendbanim dhe për jetesë. Në krye të Pllanës gjendet Kisha e rëndësishme e Shën Barbarës që së bashku me kishat e tjera shpërndarë për gjatë luginës. Në ansamblet folklorike të Lezhes binte në sy lehtësisht kostumi folklorik I Pllanes me ngjyrat e rruazave të bardha e të verdha, dhe me qëndismat e mrekullueshme të grykëses dhe të këmishave fantastike.